Se është e dashuruar pas blerjes së garderobës, këtë tashmë e dimë.
Liberta Spahiu është vajza e ekranit që ka shumë stil dhe nuk ndalet së bleri rroba përditë.
Shumë nga veshjet e Libertës janë të brendeve më të njohura botërore, që ish modelja i ka veshur shumë pak.
Liberta tashmë po i shkarkon dollapet e saj nga veshjet e shumta që ka, e të cilat po i shet në një faqe të veçantë të krijuar enkas për këtë gjë.
Siç mësojmë, procesi i shitjes po shkon mirë.


