Rita Wilson tregon pse ajo dhe Tom Hanks nuk janë vaksinuar ende

Mediale Vip

Rita Wilson tregon pse ajo dhe Tom Hanks nuk janë vaksinuar ende

Më: 3 prill 2021 Në ora: 17:53
Tom Hanks dhe Rita Wilson

Tom Hanks dhe Rita Wilson ishin dy nga njerëzit e famshëm që zbuluan publikisht se kishin rezultuar pozitivë me COVID-19 por ata ende nuk janë në mesin e miliona njerëzve që kanë marrë vaksinën.

Rita ka folur rreth asaj se pse ajo dhe Tom nuk janë vaksinuar ende.

“Ka qenë emocionuese. Ne ende nuk e kemi marrë vaksiën. Unë do ta marr atë”, ka thënë Rita.

“Ne jemi në linjë tani sepse kaq shumë njerëz janë vaksinuar”.

Për ata që nuk e dinë, ata të dy janë 64 vjeç. Rita gjithashtu u hap në lidhje me shpresat e saj për të ardhmen pas vaksinës.

“Kur e morëm vesh që kishim antitrupa dhe kjo ishte e jashtëzakonshme sepse e dinim se kemi mbrojtje, kjo është ajo që vaksina po ndihmon gjithashtu njerëzit”, tha ajo.

“Të shohësh njerëz që përqafohen me njëri-tjetrin për herë të parë në një vit, gjyshërit përqafojnë nipërit e mbesat e tyre, njerëzit që përqafojnë prindërit e tyre. Kjo është vërtet një dhuratë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat