A do të jetë një nderim për mbretëreshën emri i vajzës së Harry dhe Meghan? Kjo është pyetja që fansat e familjes mbretërore po aludojnë t’i japin përgjigje.
Në fillim, supozimet ishin rreth emrave Diana dhe Doria në nder të gjysheve të saj, por tani bookmaker-s janë orientuar drejt emrave kryesisht të lidhur me familjen mbretërore, në veçanti me Madhërinë e Saj të cilën çifti mund të vendosë ta nderojë.
Pastaj, me vdekjen e Princit Philip, ndjeshmëria për të nderuar mbretëreshën mund të ishte më e madhe.
Gjithsesi, për momentin të dy prindërit po e ruajnë sekretin me rigorozitet.
Këto ditë, është veçanërisht popullor emri “Lily” i cili mund të ishte një referencë ndaj emrit të mbretëreshës Elizabeth e cila kur ishte e vogël, thirrej Lilibet nga prindërit e saj. Pavarësisht kritikave ndaj familjes mbretërore, në intervistën me Oprah Winfrey, Harry dhe Meghan nuk thanë asnjë fjalë të keqe për mbretëreshën, përkundrazi, teguan respekt ndaj saj.
Kështu që nderimi i Mbretëreshës nuk është një opsion që hidhet poshtë, prandaj dyshimet janë të forta për mera si Allegra, Maya, Isabella dhe Abigail.