Nick Jonas thyen një bri pas një incidenti në biçikletë.
Nick Jonas thotë se ai theu një bri pasi ra nga biçikleta, por ai është duke u shëruar, shkruan TMZ.
Nick zbuloi shkallën e dëmtimeve të tij të hënën në mbrëmje në “The Voice” në NBC, duke thënë se ai gjithashtu pësoi disa gërvishje dhe mavijosje të tjera.
Artisti pësoi incident në mbrëmjen e së shtunës ndërsa po xhironte një projekt dhe lëndimi ishte mjaft serioz saqë i duhej kujdes mjekësor në një spital afër.
Thuhet se ai u lirua dhe u kthye në shtëpi të dielën dhe nuk do të mungojë në paraqitjen e planifikuar në “The Voice”.
Aktori dhe këngëtari 28-vjeçar pësoi një lëndim të dorës më 2018, rezultat i një stërvitje pas shfaqjes në Meksikë. Ai postoi një foto të këtij dëmtimi në atë kohë, duke treguar fasha dhe një birrë.