Disa vende kanë përparuar me vaksinimin e popullsisë me vaksinat anti-COVID, andaj po vaksikojnë edhe moshat më të reja.
Njësoj ka vepruar edhe Zelanda e Re, e cila prej fillimit të pandemisë është shembull i mirë i menaxhimit të kësaj krize.
Së fundi, këngëtarja Vesa Luma, e cila jeton dhe vepron në Zelandë, është vaksinuar me vaksinën Pfizer, madje mori dozën e dytë të kësaj vaksine.
Këtë gjë, këngëtarja e bëri të ditur me anë të një postimi ku shfaq kartonin e vaksinimit dhe shkruan “E dyta”.
Ndryshe, artistja kohën e fundit nuk ka sjellë këngë të reja, por po jeton dhe vepron në kontinentin e largët, bashkë me partnerin e djalin e tyre, Lianin.