Roberti i bën Herolinës surprizën më të bukur të jetës, çifti drejt martesës

Mediale Vip

Roberti i bën Herolinës surprizën më të bukur të jetës, çifti drejt martesës

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:25
Herolina dhe Roberti

Robert Berani, djali i këngëtares së mirënjohur, Gilit dhe kompozitorit, Ilir Berani i ka propozuar martesë së dashurës.

Herolina Zeka dhe Roberti tashmë kanë një kohë që janë në lidhje dhe në bazë të postimeve të tyre në rrjete sociale ata duken shumë të lumtur bashkë.

Së fundi çifti janë duke bërë pushime në një nga vendet më të bukura e përrallore, në ishujt Maldives.

Roberti nuk ka humbur rastin, që po në këtë vend të marrë një nga hapat më të rëndësishëm të një lidhjeje, duke i propozuar martesë bukuroshes.

Është Herolina, ajo që përmes disa imazheve ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e miqtë e saj virtualë.

“Më e lehta ‘PO’ që kam thënë ndonjëherë. Fillimi i pafundësisë” ka shkruar ajo, duke na treguar se shumë shpejt çifti do të martohen.

Urime e trashëgime!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @heroli

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat