Sylvester Stallone ka festuar diplomimin e shkollës së mesme të vajzës së tij Scarlet me një seri fotografish familjare mahnitëse.
Aktori i Rocky, 74 vjeç, ndau në Instagram një foto të tij së bashku me Scarlet, 19 vjeç, gruan e tij Jennifer Flavin, 52 vjeç dhe dy vajzat e tjera Sophia, 24 dhe Sistine, 22.
Krahas fotografisë babai krenar shkroi:
“Urime për diplomimin e shkollës së mesme, vajzës sonë të mrekullueshme Scarlet!”
Motrat e Scarlet të gjitha dukeshin shumë te bukura në foton familjare, ku të gjitha kishin veshje të ngjashme me lule.
