Ylli i “WKRP”, Frank Bonner ka vdekur në moshën 79 vjeçare.
Frank Bonner, i famshëm për rolin e Herb Tarlek në serialin televiziv “WKRP in Cincinnati”, ka vdekur, shkruan TMZ.
Frank vdiq të mërkurën si rezultat i ndërlikimeve nga demenca e trupit Lewy sipas familjes së tij.
Thuhet se më të dashurit e tij janë me zemër të thyer dhe ishin me të në momentin kur ai ndërroi jetë paqësisht.
Një aktor dhe regjisor, Frank ishte më i njohur për punën e tij në ‘WKRP’ në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve ’80, duke luajtur Herb, menaxherin e shitjeve të radio-stacioneve që kurrë nuk mund të merrte llogari të mëdha.
Karakteri i Frank ishte i njohur gjithashtu për të veshur kostume me këpucë të bardha dhe një rrip të ngjashëm.
Ai drejtoi një pjesë të episodeve në ‘WKRP’ dhe përsëriti rolin e tij si Herb në spinoff të viteve 1990, “The New WKRP in Cincinnati” dhe gjithashtu interpretoi dhe bëri regjinë në “Saved By The Bell: The New Class”.
Frank ishte kryetitull i medieve në tetor 1979 kur u shtrua në spital pas një aksidenti me parashutë.