Fiona Gllavica është njëra ndër aktoret më të pëlqyera në vend, kjo për shkak rolit që ajo luan aktualisht në serialin “Çka ka shpija” me rolin e Pajtesës.
Ndërkaq ajo tashmë është bërë nënë e një djali që e ka quajtur Lekë.
Ajo ditën e sotme ka postuar një foto të tij ku e ka shoqëruar me disa fjalë shumë të ëmbla për të ku ka treguar se ai tashmë i ka mbushur një vit.