Edhe Korab Shaqiri është vaksinuar.
Këngëtari kosovar i cili pëlqehet shumë për këngët dhe zërin e tij sot ka dhënë lajmin se është imunizuar me vaksinën anti Covid 19.
Derisa tregoi përmes një stories në instagram ai shkroi sipër imazhit “Tash jam më i sigurt”.
Kujtojmë se Korabi është i martuar me Lulkaçela Jasharin dhe kanë një djalë.
Ndryshe, “Dilema” është kënga e fundit të cilën e lansoi gjatë periudhës së pandemisë.
