Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Artemisa Malo ka postuar një foto në rrjetin social facebook teksa shihet me veshje e kostumeve popullore të minoritetit grek, të zonës së Dropullit.
Duket se dalja nga Parlamenti i ka dhënë kohë ish-deputetes të pozojë me veshje popullore dhe të merret më shumë me veten.
Dhe veshja i shkoka shumë aq sa duket si një mis i veshjeve popullore.
Për ata që nuk e njohin, Artemis Malo ishte ish-deputete e Grupit Parlamentar të PS-së nga Gjirokastra.
Për rreth dy vite ka qenë zëvendësministre në Ministrinë e Jashtme dhe ka një CV të pasur, sidomos për jetën akademike.