Sot është mbajtur protestë para stacionit të Policisë në Ferizaj.
Lajmin për vrasjen e Marigona Osmanit nga Ferizaj u bë mjaft me zë në mediat shqiptare ku bëri që fytyra të ndryshme publike të reagojnë menjëherë.
Të shumtë ishin ata që reaguan në rrjete sociale, fytyra publike, politikanë e populli gjithashtu. Me këtë rast sot është mbajtur një protestë para stacionit të Policisë në Ferizaj teksa edhe kjo nuk përfundoi pa ‘incidente’.
Këngëtari Labinot Tahiri u shpreh kundër sjelljes që u bë sot ndaj forcave të rendit, duke thënë se ata nuk kanë lidhje me korrupsion dhe se punojnë aq shumë sa që harrojunë edhe familjet e tyre duke i shërbyer shtetit e popullit.