Ai tashmë nuk ka dyshim se është njëri nga reperët më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.
Dhe Getoar Selimi krahas sukseseve në muzikë, është i përfolur nganjëherë edhe për ndonjë veprim të bërë në rrjete sociale.
I njëjti së fundmi ka befasuar me një fotografi të hedhur në InstaStory, ku është shfaqur me një stil të çuditshëm të flokëve.
Lideri i Babastars ka rruar një anë të kokës dhe në tërësi ka lënë flokët e lëshuara që e kanë bërë të duket më ndryshe.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kur krijuesi i “E nxonme” vjen i tillë pasi shquhet për stilin e veçantë dhe bën eksperimente të shumta.