Të drejtën e votës e shfrytëzoi edhe rep-artisti i njohur mitrovicas, Mc Kresha.
Ai votoi në lagjen e tij “Tavnik City” apo Iliridë.
Pjesëmarrja e tij në zgjedhje, anipse s’jeton në Mitrovicë, përçon mesazhin e rëndësisë së pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale.
Pas votimit, Kresha u takua edhe me shoqërinë e tij të lagjes, të cilët njihen si grup mjaft i organizuar në të mirë të qytetit dhe klubeve lokale të quajtura “Trepça”.