Beatrix la shtëpinë e “Big Brother VIP” të premten dhe që prej asaj dite nuk është shfaqur në rrjete sociale dhe refuzoi ftesën për të qenë pjesë e “Fan Club”.
Dojna Mema bëri të ditur se këngëtarja është shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht.
E ndërkohë që Trixa po përshtatet me botën jashtë, pas daljes nga shtëpia e famshme, në profilin e saj në Instagram po bëhet nami.
Numri i ndjekësve në Instagramin e saj po rritet nga dita në ditë dhe aktualisht këngëtarja sapo ka arritur mbi 600 mijë followers.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.