Armina Mevlani rrëfen të pathënat e marrëdhënies me vjehrrën dhe Shkëlzenin

Mediale Vip

Armina Mevlani rrëfen të pathënat e marrëdhënies me vjehrrën dhe Shkëlzenin

Më: 27 janar 2022 Në ora: 10:14
Armina Mevlani, Shkëlzeni

Armina Mevlanin po e shoshim së fundmi në rolin e moderatores në “Goca e Gra” në Top Channel. Ndërsa jeta profesionale duket se po ecën për mrekulli, e tillë duket edhe jeta e saj personale. E ftuar në “Ftesë në 5”, Armina është hapur për jetën private, duke rrëfyer disa të pathëna, si marrëdhënia e saj me vjehrrën, Liri Berisha.

“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë. Me të ndaj gjëra njësoj si me mamin tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar [partnerin],” -tha Armina.

Më tej ajo foli edhe për marrëdhënien e saj me Shkëlzenin dhe tregoi se me cilin nga prindërit ai ngjan më shumë.

“Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, ngjan edhe më të atin, por mirë do të ishte të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga ai. [Tek i ati i Zenit] Më pëlqen shumë vendosmëria, ka një karakter të fortë, qëndron te parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, u shpreh ajo.

Armina tregoi gjithashtu se Shkëlzeni është shumë romantik dhe ajo preferon shpesh ta shprehë dashurinë duke shkruar letra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat