Jennifer Aniston ka zbuluar një nga sekretet e rutinës së saj që fshihet pas pamjes rinore pavarësisht moshës. Në një intervistë për revistën “First For Women”, ajo ka sekretin me të cilin sfidon moshën dhe është shumë i thjeshtë.
Aktorja e nis gjithmonë ditën me ujë të ngrohtë dhe limon. Kjo pije e kombinuar me jetesë aktive që përfshin joga dhe meditim, e ndihmon atë të qëndrojë në formë të mirë.
Teksa fliste për revistën e njohur ajo i quajti seancat e saj të meditimit momentin e preferuar të ditës.
Rutina e saj përfshin gjithashtu shumë ushqime të shëndetshme. Për palestër, Jennifer ndjek klasat e ushtrimeve kardio.
Ylli i Hollywood tha se në fillim gjithë kjo rutinë i dukej e mërzitshme, por ia mori dorën brenda gjashtë muajve.