Tristan Thompson i propozoi në mënyrë sekrete Khloé Kardashian në dhjetor 2020 - por ajo e refuzoi atë.
Zbulimi u bë në episodin e së enjtes të "The Kardashians" kur Kim Kardashian tregoi se motra e saj as që i tha gjë familjes.
“Fakti që ai të propozoi dhe ti nuk na e the kurrë, dhe unë e pyeta muaj më vonë,” i tha Kim, Khloe-s në një bisedë, duke shtuar se Tristan ishte i çuditur që Khloe s’kishte treguar gjë.
Me sa duket, Khloé e refuzoi propozimin e Tristan sepse nuk ndihej "krenare" për të.
“Më duhet të sigurohem që kjo është një marrëdhënie krejtësisht e ndryshme sepse dua të jem krenare të them se jam e fejuar me dikë,” tha Khloé në një rrëfim, “Dhe kjo është arsyeja pse thashë se nuk jam rehat ta pranoj këtë tani, sepse nuk jam e emocionuar t'i tregoj familjes sime… Sado e dhimbshme që ndoshta ishte për të të dëgjonte se ishte e vërteta. Unë kurrë nuk do të pranoj diçka dhe t'i jap dikujt shpresë të rreme."
Gjatë gjithë episodit, familja përpiqet të kuptojë se si ta ndihmojë Khloé-n, e cila ende nuk e ka marrë veten nga zbulimi se Thompson jo vetëm që e tradhtoi atë përsëri, por gjithashtu la shtatzënë Maralee Nichols ndërsa e nxiste Khloe-n të bënin një fëmijë nëpërmjet një nëne surrogate.