BBC ka konfirmuar se është duke prodhuar një dokumentar dhe podcast për Kanye West, pas polemikave të fundit rreth reperit.
Program i ri do të moderohet nga gazetarja e cila ishte edhe fituese e Bafta-s, Mobeen Azhar.
“Ne Need to Talk about Kanye” është titulli i filmit i cili do të transmetohet në BBC2, ndërsa data e transmetimit do të konfirmohet javët e ardhshme.
Dokumentuari do të shfaqet bashkë me një seri podcast me tetë pjesë ku do të ftohen mysafirë që do të sjellin rrëfime nga jeta e reperit.