Halle Bailey ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm për të gjitha aktoret me ngjyrë, duke thyer disa barriera të mëdha.
Ajo u bë aktorja e parë me ngjyrë që luan rol të princeshës së Disneyt.
Në premierën e filmit “Little Mermaid”, Bailey ishte kryefjala e natës.
Ajo u duk glamuroze në fustanin e kaltër, që i përshtatet rolit të saj si sirenë e detit, e që është dizejnuar nga stilisti i famshëm kosovar, Valdrin Sahiti.
Sahiti ka publikuar pamje nga fustani si dukej gjatë punimit dhe pastaj të Baileyt, që i ka dhënë akoma më shumë hijeshi.
Kjo nuk është hera parë që në evente të rëndësishme në botën e Hollivudit figuron firma e Valdrin Sahitit.
Ai ka veshur edhe shumë të famshëm të tjerë, përfshirë Beyonce, Cardi B, Khole Kardashian, e kështu me radhë.