Ka kohë që Albina Kelmendi dhe Gold AG janë duke punuar në këngën e tyre të re.
Këngëtarja pejane po bashkëpunon për herë të dytë me Arian Agushin dhe si duket tashmë pritjes i ka ardhur fundi.
Përmes një sekuence të videoklipit, Albina jo vetëm se na njofton që dueti me Goldin është realizuar edhe vizualisht por gjithashtu na jep edhe një datë dhe një orë.
Më 5 tetor në ora 18:00, Albina njofton se do të shfaqet premiera e këngës “Sa për mu”.