Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe Sara Hoxha prej kohësh kanë qenë ndër çiftet më të komentuar në median rozë, për shkak të aludimeve që dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Ka qenë pikërisht menaxheri i artistit i cili ka konfirmuar ndarjen e këngëtarit dhe Sarës për “Prive”.Megjithëse influencerja ka zgjedhur që të heshtë, Ledri në rreshtate këngës së tij të fundit “Paranormal” ka folur për Sarën dhe ishin e tij Dafina Zeqirin duke i konfuzuar edhe më shumë ndjekësit.
Pjesë nga teksti:
“Do po m’vesin kur o dasma, e do po m’presin kur po dana?
Ku’ ku’ ku’ ku’
Ku po shkon pa mu?!
Tutna ma fut bllok me ta komentu”, thuhet në këngën e fundit të Ledrit.
Sara së bashku me vajzën e tyre Poem Blu ka udhëtuar jashtë vendit, që mesa duket influencerja dëshiron që të largohet paksa nga situata e krijuar dhe lajmet që po qarullojnë për ndarjen e tyre.