Aktorja e njohur Monika Lubonja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Shpesh herë ish-banorja e “BBV” ka rrëfyer që është beqare, ndërsa së fundmi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj një ndër ta e ka pyetur aktores se kur do të martohet.
“Kur do të na bëhesh nuse me vello”– e ka pyetur fansi.
“Ja të shikojmë nga 24 tani”– i është përgjigjur aktorja, ndërsa nuk dihet nëse ajo po bën shaka apo me të vërtetë ka rigjetur dashurinë dhe do të kurorëzojë me martesë lidhjen e saj në këtë datë.
Një tjetër komentues kurioz e ka pyetur Monikën se a do të kishte dëshirë që të merte pjesë në ‘BBV 3” meqë sipas tij është edhe Romeo Veshaj.
“A do doje të ishe sërish pjesë e ‘BBV 3’ meqenëse është edhe Romeo Veshaj besoj”– pyet fansi.
Ndërsa aktorja tha: “Po të jem do vazhdoj me Romeon”.
Kujtojmë që më herët Lubonja ka treguar se është në kërkim të mashkullit ideal, i cili duhet të plotësojë tre kritere kryesore, të jetë i arsyeshëm, i sjellshëm dhe miliarder.