Si qëndron e vërteta rreth shtatzënisë së Françeskës?

Mediale Vip

Si qëndron e vërteta rreth shtatzënisë së Françeskës?

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 14:57
Françeska Murati

Me shumë gjasa ke parë vërdallë lajme të tipit: “Françeska Murati është në pritje të ëmbël”, apo “Ish-banorja e BBVA-së 3 konfirmon shtatzëninë”, por si qëndron e vërteta?
 
Një përmbledhje e shkurtër: Fillimisht, zërat nisën nga një foto që postoi Françeska, ku i tha një vajze që i kishte shkruar në rubrikën “Ask me a Question” se do të shiheshin vitin tjetër në maternitet.

Më pas, gazetari Andi Vrapi publikoi një foto, në të cilën Françeska dhe një person tjetër, të buzëqeshur, mbanin duart në barkun e saj. Sigurisht, fotoja u konsiderua konfirmimi i lajmit të një shtatzënie.

Stafi i Anabel ecën me moton: “Pyet dhe do gjesh përgjigje”, ndaj pyeti vetë Françeskën dhe ajo mohoi zërat, duke thënë:

“Ishte një shaka/ ironi me miqtë e mi për portalet që kanë thënë se jam shtatzënë. Njerëzit e kanë bërë screenshot. Unë isha në një festë private me miqtë e mi”, duke theksuar se nuk është shtatzënë.

“Nuk ngel robi kaq shpejt”, shtoi ajo me shaka.
 
Pra, le të biem në qetësi! Ishte një festë, një shaka dhe jo një shtatzëni!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat