Pyetet rreth edicionit të tretë, Alaudin Hamiti: Nuk kam ç’të them për Big Brother VIP Kosova

Mediale Vip

Pyetet rreth edicionit të tretë, Alaudin Hamiti: Nuk kam ç’të them për Big Brother VIP Kosova

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 20:46
Alaudin Hamiti

Drejtuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, është pyetur së fundmi nga fansat rreth edicionit të tretë.

Në ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram, prezantuesi tha se 90 për qind ishin rreth spektaklit.

“Thonë se nuk do të ketë Big Brother VIP Kosova 3 këtë vit, a është e vërtetë”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Nuk do të përgjigjem në pyetje sepse nuk keni tregu kreativitet. 90 për qind i tyre kishte të bënte me Big Brother VIP Kosova”, u shpreh ai.

Moderatori tutje theksoi: “Nuk kam ç’të them për BBVK”.

Në edicionin e dytë kujtojmë që fitues u shpall ish-futbollisti nga Vitia, Lumbardh Salihu.

Për edicionin e radhës ndërkohë ka pasur shumë spekulime, ku edhe kanë nisur të qarkullojnë disa emra, edhe pse asgjë nuk ka konkrete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat