Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”

Mediale Vip

Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 19:05
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka lansuar këngën e radhës nga albumi i ri “The Absolute Vol. II”.

“Tranquilo” titullohet projekti i ri, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistja shqiptare vjen me paraqitje unike, siç edhe shquhet për stilin e mrekullueshëm.

Teksti është shkruar nga Elinel dhe Rron Kai me muzikë të kompletuar nga vetë Zeqiri.

Për producimin vlen të ceket se u përkujdes Fatjon Miftari.

Videoja nga ana tjetër i është besuar produksionit të njohur, Entermedia.

Të plotë tashmë projektin mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Dafinës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat