“Emrin e babait tim mos e përmend më”, agravon situata mes Gertës dhe Rozanës në BBVA

Mediale Vip

“Emrin e babait tim mos e përmend më”, agravon situata mes Gertës dhe Rozanës në BBVA

Më: 12 mars 2025 Në ora: 10:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Debatet pas përfundimit të spektaklit të Big Brother Vip Albania nuk munguan as kësaj radhe.

Një depat i tillë ka ndodhur mes konkurrentes Rozana Radi dhe Gerta Gixharit.

Dyshja që konsiderohet më aktive në shtëpi patën një përplasje të ashpër që kaloi në ofendime të mëdha, kështu duke përfshirë edhe familjarët e tyre.

Ka qenë Gerta ajo që e ka bërë Rozanën të dalë nga vetja duke ia përmendur babanë, i cilës nuk jeton më.

Artistja duket të jetë prekur tejet shumë dhe nuk është përmbajtur në shumë raste.

Ajo gjuajti tavolinën me dorë derisa u largua nga oborri duke bërtitur e hedhur gjësende.

“Emrin e Nand Radit mos e përmend më, emrin e babait tim mos e përmend më. Boll ke denigruar. E ndyrë. Je një femër e degraduar, e mbaruar”, iu drejtua Rozi – Gertës.

Kjo nuk është hera e parë meqë kjo ‘luftë’ mes tyre ka nisur që një kohë të gjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat