Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Mediale Vip

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Më: 12 mars 2025 Në ora: 13:52
Egla Ceno

Ka nisur sfida e mos reagimeve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, është futur në shtëpi, derisa banorët nuk kanë të drejtë të bëjnë asnjë reagim.

Aktorja u fut në dhomën e gjumit, derisa ishte një pjesë e tyre duke qëndruar aty.

E njëjta shkoi direkt te Laert Vasili, teksa të njëjtit i dha një puthje në buzë.

Kjo mbase marrë parasysh veprimet e fundit, ku aktori kishte puthur Gjestin dhe Aldon.

Egla më pas shkoi direkt në vaskë, në vendin e saj të preferuar, sa ishte në atë format.

Ajo u mundua t’i fliste banorëve, por nuk mori asnjë përgjigje, pasi duhet ta injorojnë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat