Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Gerta dhe Valbona nuk kanë arritur ta zgjidhin konfliktin mes tyre, por përkundrazi, situata ka shpërthyer në tensione edhe më të mëdha.
Pasi Gerta u caktua si liderja e kësaj jave dhe nisi të ndante detyrat e shtëpisë, disa banorë kanë kundërshtuar shpërndarjen e tyre.
Por, papritmas, Valbona iu afrua Gertës dhe e përqafoi, ndërsa Gerta e kapërci për flokë.
Situata ka eskaluar kur ato kanë filluar ta prekun njëra-tjetrën me duar.