Laerti Vasili është puthur me tre persona në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Puthja e parë ishte me Gjestin kur të dy ishin të veshura si vajza.
Pas kësaj erdhi puthja me Aldon që ndodhi gjatë një debati të fortë mes tyre. Ndërkohë puthja e tretë ishte e papritur për banorin pasi ia dha Egla Ceno.
Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t, hyri në shtëpi për pak kohë, pasi ishte pjesë e sfidës që banorët nuk duhej të reagonin. Ajo shkoi te dhoma e gjumit ku ishte Jozi, Ola, Rizarta dhe Laerti.
Aktorja e njohur shkon pranë Laertit e kap në fytyrë dhe e puth në buzë. Këtë moment Ola dhe Laerti ia kanë thënë Valbonës, por pa i treguar se kush ishte personi që e ka puthur në buzë.