BBVA 4: Egla Ceno përsërit momentin ikonik të vaskës

Mediale Vip

BBVA 4: Egla Ceno përsërit momentin ikonik të vaskës

Më: 12 mars 2025 Në ora: 19:17
Egla Ceno

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, banorët janë vendosur përpara një prove të veçantë: të rezistojnë ndaj të gjitha provokimeve që do t’iu vijnë gjatë këtyre ditëve.

Kjo sfidë ka krijuar një dinamikë të re brenda shtëpisë, duke testuar durimin dhe vetëkontrollin e secilit prej tyre.

Të mërkurën, surpriza më e madhe për banorët ishte hyrja e aktores Egla Ceno, fituesja e edicionit të kaluar të BBVA.

Megjithatë, banorët kanë treguar një vetëpërmbajtje të admirueshme, duke ia dalë të mos reagojnë ndaj provokimeve të saj. Qëndrimi i tyre i qetë dhe strategjia për të mos u përfshirë në debat me fituesen e sezonit të kaluar janë vlerësuar nga publiku.

Një nga momentet më të komentuara të ditës ishte kur Egla vendosi të rikrijojë një nga skenat më virale të edicionit të kaluar.

Ajo u fut në vaskë, duke ripërsëritur momentin e saj të famshëm me vaskën me shkumë, i cili vitin e kaluar u kthye në një nga skenat më të diskutuara në rrjetet sociale. Kjo skenë u bë menjëherë virale sërish, duke rikthyer nostalgjinë te fansat e BBVA.

Me një stil të drejtpërdrejtë dhe karakterin e saj të fortë, Egla u fut në shtëpi me synimin për t’i ngacmuar banorët dhe për të parë nëse ata do të binin pre e provokimeve të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat