Një bisede e qetë dhe me batuta ka ndodhur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, mes Rozanës, Olës dhe Gjestit, ku e pranishme ishte dhe Valbona.
Rozana dhe Ola po komentonin mënyrën se si rri Gjesti nëpër shtëpi, me boksi dhe pa pantallona veshur.
“Ky me brekë është i lezetshëm. Po me bokse është i shkreti”, thotë Rozana duke qeshur, ndërkohë Ola ia pret: “Nuk dua të shikoj këtë që tundet nëpër shtëpi”.
Menjëherë ia pret këngëtarja dhe shton: “Po ti mos i mbaj sytë aty, ngri më lart”.
Gjesti ndërkohë i kthehet Olës duke i thënë se ai në asnjë moment nuk i ka hequr pantallonat për t’i thënë ‘hajde merr pataten’, siç bëri një ditë më parë banorja që e vendosi në gjoks.
E pikërisht në këto momente ai uli tutat dhe ajo i thotë që t’i veshë, duke shtuar: “na hape zorrët e barkut”.