Donatella Versace jep dorëheqjen! Ja kush do të jetë drejtori i ri kreativ i Versace-s

Mediale Vip

Donatella Versace jep dorëheqjen! Ja kush do të jetë drejtori i ri kreativ i Versace-s

Më: 13 mars 2025 Në ora: 17:45
Donatella dhe Gianni Versace

Donatella Versace njoftoi ditën e sotme se do të dorëhiqet nga posti i drejtoreshës kreative të Versace-s, duke i dhënë fund qëndrimit të saj gati 30-vjeçar në krye të perandorisë së modës luksoze italiane.

Donatella mori drejtimin e shtëpisë së modës luksoze italiane pasi vëllai i saj, Gianni Versace, u vra jashtë rezidencës së tij në Miami Beach në vitin 1997.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të mbaj trashëgiminë e vëllait tim Gianni. Ai ishte gjeniu i vërtetë, por shpresoj të kem dhënë pak nga shpirti dhe këmbëngulja e tij,” shkroi ajo në Instagram.

Pas vdekjes së vëllait të saj - dhe pavarësisht se nuk kishte një përvojë në dizajn apo modë – Donatella u bë shpejt një ikonë e markës Versace dhe mbetet një figurë e dashur në industrinë e modës.

Capri Holdings, kompania mëmë e markës luksoze, me në krye Michael Kors-in, tha se Versace "është ajo që është sot për shkak të Donatella Versace-s dhe pasionit që ajo ka treguar në rolin e saj çdo ditë për gati tridhjetë vjet".

Dario Vitale, ish-drejtori i dizajnit dhe imazhit të markës italiane Miu Miu, do të drejtojë shtëpinë e modës si drejtori i ri kreativ, tha kompania në një deklaratë në rrjetet sociale.

“Dua të shpreh falënderimin tim të sinqertë për Donatella-n për besimin e saj tek unë dhe për përkushtimin e saj të palodhshëm ndaj markës së jashtëzakonshme që është sot Versace”, tha Vitale në një deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat