Nga Klubi i zhytjes “Trepça” në Mitrovicë janë shprehur të gatshëm të intervenojnë në rast se vendi preket nga vërshimet.
Nga KZHTM-ja deklaruan se janë gjithmonë në shërbim të çdo qytetari.
“Qytetarë të dashur, jemi dëshmitarë të reshjeve të mëdha që priten këtë javën e fundit, reshje këto që mund të pasojnë me ndonjë vërshim eventual apo bllokim të banorve, sidomos të atyre në vendet rurale,” shkruante në një postim në Facebook të klubit.
Tutje u zotuan se janë të gatshëm 24 orë për të intervenuar dhe kërkuan nga çdo qyetar që ka nevojë të mos hezitojë dhe t’i kontaktojë.