India heq taksat e importit për disa pjesë të smartfonëve

Mobile

India heq taksat e importit për disa pjesë të smartfonëve

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

India ka hequr detyrimet e importit për disa komponentë kyç për prodhimin e smartfonëve.

Ky po vlerësohet si hap drejt nxitjes për përpjekjet e prodhimit vendas.

Prodhimi i elektronikës në Indi është më shumë se dyfishuar në gjashtë vitet e fundit në 115 miliardë dollarë në 2024.

Me këtë, ka vend thuhet se është bërë prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonave celularë.

Apple kryesoi tregun indian të smartfonëve me një pjesë prej 23% në të ardhurat totale gjatë vitit 2024, e ndjekur nga Samsung me 22%, sipas firmës kërkimore Counterpoint.

Lista përfshinte komponentë për montimin e telefonave celularë, të cilat tatoheshin me 2.5% më parë.

Shkurtimet do të ndihmojnë Indinë të përballet më mirë me një vit potencialisht shkatërrues të tregtisë globale për shkak të kërcënimeve tarifore të presidentit amerikan Donald Trump. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat