Ka mbërritur në portin e Civitavecchia-s dhë është ankoruar me sukses anija “Oasis of the Seas”, kroçera më e madhe në botë.
Është e gjatë 362 metra si dhe peshon plot 225.282 ton.
Porti i Civitavecchia-s është vetëm hapi I parë I turit të kësaj anije në Mesdhe pasi më pas do të ankorohet për disa ditë në Napoli. Në bordin e admiruar të kësaj kroçere punojnë 2 165 persona nga 65 vende të ndryshme.