Një fotograf amator në Australi ka mundur që të filmojë “Pemën e Jetës”. Derry Moroney ka mundur që të kapë pamjet nga liqeni Cokora ndërkohë që po bënte disa fotografi me dron.
“Kur e pashë për herë të parë mendova se ishte “Pema e Jetës” dhe se njerëzit do të impresionoheshin nga ajo”, tha fotografi, i cili shtoi se ka qenë i mrekulluar nga pamja.
Sipas tij, “Pema e Jetës” është e çuditshme për t’u parë, por në të njëjtën kohë e jashtëzakonshme.
Që prej momentit që pamjet janë bërë publike kanë marrë me qindra pëlqime dhe komente pozitive.