Ka ngordhur qeni që kishte bërë famë për shkak se ishte shpallur qeni më i gjatë në botë.
Qeni i quajtur Freddy i cili ishte 2.24 metra (matja: kur qeni qëndron në dy këmbë dhe matja bëhet nga këmbët e prapme deri në kokë) u bë shumë i famshëm kur në vitin 2016 arriti të futej në Librin e Rekordeve të Guinness, si qeni më i gjatë që vazhdonte të jetonte.
Freddy kishte kaluar gjithë jetën e tij me pronaren Claire Stoneman nga Essexi i Britanisë së Madhe, shkruan Daily Mail.
Vitin e kaluar Claire kishte organizuar një ndejë të madhe për ditëlindjen e qenit.