Celine Centino, 26 vjeçe ka kaluar vite të tëra duke u keqtrajtuar nga moshatarët, por tani ajo ndjehet e lumtur me vetën.
Një modele magjepsëse e Instagramit ka treguar se si ajo ka shpenzuar me mijëra dollarë për operime kozmetike pasi kaloi vite të tëra duke u ngacmuar në shkollë,
Celine Centino, 26 vjeçe nga Zvicra, vendosi që donte të ndryshonte pamjen e saj kur ishte një adoleshente e re.

Ajo shpenzoi një pasuri të vogël të fitoj dukjen që ka sot, dhe tani ajo fiton para duke u dukur si “objekt seksi”.
Celine ka treguar se ishte shumë e palumtur me veten, dhe ndjehej shumë e shëmtuar. Ajo ndjehej e bllokuar në trupin e vet.
Ajo ngacmohej vazhdimisht nga moshatarët e saj se dukej si djalë, dhe se hundën e kishte shumë të madhe. Celine nuk kishte miq dhe nuk donte të shkonte në shkollë, por vendosi të tregohej e fortë për familjen e saj.

Ajo tregoj që ka filler në mollëza, nofull, mjekër, dhe nën sy për të mbuluar të nxirat. Ajo gjithashtu ka ndërmarrë 3 operime për rritje të gjoksit, duke e bërë në masë XXL.
Ajo tha se të gjitha operimet i kushtuan më shumë se 35 mijë dollarë. Por ajo thotë se nuk e bëri këtë për të tjerët, por për veten. Ajo kishte ëndërruar të dukej kështu gjithmonë.

Celine thotë se tani ajo bënë para vetëm duke u dukur bukur. Ajo thotë se sytë e saj janë pjesa e preferuar e vetes, sepse nuk ka intervenuar në ta dhe gjithmonë i ka pëlqyer sytë e vet.
Për herë të parë në jeten e vetë, Celine ndjehet e lumtur me veten.

Ajo thotë se sigurisht, të gjithë tërhiqen pas pamjes së saj bombë, por kur ata kanë rastin ta njohin atë se çfarë personi është, ata e pëlqejnë më shumë sesa më parë.
Edhe familjarët e Celine thonë se janë të lumtur që vajza e tyre është e lumtur, dhe se ajo ka ndryshuar vetëm nga jashtë, por brenda është po i njëjti person si më parë.
