Pambuk sheqeri është një ndër ëmbëlsirat e preferuara të fëmijëve.
Por, kush e shpiku atë?
Çuditërisht, shpikësi i pambuk sheqerit ishte një dentist!
Në 1897, William Morrison u bashkua me prodhuesin e ëmbëlsirave nga Tenesi, John Wharton, për të krijuar atë, shkruan DeltaDentalia.
Dyshja dhanë premierën e pambukut sheqerit në vitin 1908 në Panairin Botëror, me çmim vetëm 25 cent.