Menduat se i kishit parë të gjitha?! Epo, sa kohë në rrjetet sociale postohen përmbajtje nga më të çuditshmet, do ketë gjithnjë gjëra të reja e të panjohura.
Videoja e një krokodili në lumin Barito në Indonezi është bërë virale së fundmi, pasi është sjellja më e pazakontë tek zvarranikët ndonjëherë.
Në pamjet e publikuara, shihet si krokodili rrokulliset në ujë dhe gjymtyrët e tij i nxjerr në sipërfaqe.
Duket si një “taktikë” joshëse për kalimtarët, por sipas ekspertëve australianë kjo teori është e pabazë.
“Duket sikur po mbytet, por nuk ekziston asnjë mënyrë që ata të imitojnë njerëzit”, thonë ata.