​Njeriu që jetoi 100 ditë me zemër artificiale titaniumi

Ndryshe

​Njeriu që jetoi 100 ditë me zemër artificiale titaniumi

Më: 12 mars 2025 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Një australian jetoi për 100 ditë me një zemër artificiale titaniumi ndërsa priste një transplant donatori, periudha më e gjatë deri tani me këtë teknologji, raporton CNN.

Pacienti, një burrë në të 40-at, mori implantin gjatë një operacioni në Spitalin St. Vincent’s në Sidney në nëntor të vitit të kaluar. Në shkurt, ai u bë personi i parë në botë që doli nga spitali me këtë pajisje, e cila e mbajti gjallë derisa një dhurues zemre u bë i disponueshëm më herët këtë muaj.

Zemra artificiale BiVACOR është bërë me një pjesë të vetme lëvizëse, një rotor të ngritur nga magnetet, dhe nuk ka valvula ose mbështetje mekanike që mund të dëmtohen. Ajo zëvendëson të dy ventrikujt e zemrës që nuk funksionojnë.

Ambicja afatgjatë është që ky aparat të shpëtojë më shumë njerëz që presin për një zemër donatori, pasi çdo vit shumë njerëz vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat