Dështimet katastrofale i ndodhën Kosovës përmes procesit të privatizimit të aseteve ekonomike, industriale dhe pronave të ndryshme shoqërore. Agjencinë e Privatizimit i cili u themelua në bazë të ligjeve sistemore të ekonomisë së tregut të cilat dolën nga sistemet dhe standardet të ligjeve të Bashkimit Evropian, nuk i solli asgjë të mirë ekonomisë të Shtetit të Kosovës. Bordet të emëruara në këtë agjenci kryesisht ishin të lidhura me interesat e partive politike, të grupeve të interesit, dhe të liderëve politik. Këto tash nuk e qajtën hallin fare për ruajtjen e strukturës të aseteve ekonomike dhe të burimeve njerëzore.
Gjatë periudhës 50 vjeçare klasa punëtor e Kosovës ishte ajo e cila ndërtojë me qindra fabrika dhe ndërmarrje të cilat prodhimi i tyre ishte burime i ushqimit të qytetareve të Kosovës. Këto fabrika të cilat kishin të punësuar me mija punëtorë, të cilët përmes punës së tyre siguruan mirëqenien sociale dhe zhvillimin e ekonomisë familjare. Procesi i privatizimit në Kosovë e ka emirin e vet.. “Dështimin dhe kriminalizimin e pasurisë së Kosovës”. Faktet tregojnë se shumë fabrika ndërmarrje u privatizuan – u shitën me çmime qesharake. Me mija punëtor u larguan nga puna duke mbetur në rrugë në moshën më produktive. Paradoksi edhe më i madhe tregon se me qindra mija hektar tokë pjellore u shitën {u falën} me çmime deri në 1 euro për ari. Shtrohet pyetja kush i përvetësoi – i bleu këto toka të Kosovës.
Përgjigja është e saktë se përfitues ishin kush tjetër përpos kryetareve të partive, farefisi i tyre dhe personat tjerë {oligarkë} të lidhur me mafinë ekonomike. Kjo ishte politika “zhvillimore” ?! e njerëzve të veshur me pushtet të cilët e sollën këtë vende të varfër në kolaps. Keqpërdorime të ngjashëm të cilat kanë emër dhe mbiemër janë të njohura për opinionin shembulli më i mirë tregon privatizimi i Distribucionit të Kek-ut, privatizimi i fabrikës të Amortizatorëve, e cila tani është shndërrua në biznes privatë të një grupi oligark, të cilët si duket e kanë nda kulaçin mes veti. Mjerimi dhe kriminaliteti më i madhe gjatë procesit të privatizimit të pasurisë ekonomike të Kosovës ndodhi pikërisht kur kësaj pasurie ju ndërrua edhe destinimi.
Ata që i blenë dhe i privatizuan këto fabrikat të cilat dikur ishin ndërmarrje të prodhimit, këta i shndërruan në depo tregtare duke shkatërruar çdo gjurmë të fabrikave të cilat me decenie ishin në funksion të prodhimit duke krijuar të ardhura profitabile. Këto anomali të cilat i ndodhën Kosovës përmes Agjencisë të privatizimit janë të dhimbshme dhe kërkojnë përgjegjësi para ligjit dhe para Zotit. Janë të rralla rastet që ndonjë ndërmarrje apo fabrikë e prodhimit pas privatizimit janë zhvillua apo zgjerua me nevojat e kohës dhe kërkesat e tregut.
Duke shkruar këtë tekst mu kujtua një raste pozitivë të cilin duhet ta lavdërojë e kjo është ish fabrika.. e “Llaqeve” {ngjyrave} në Vushtrri, të cilën e blen tre aksionar shumë seriozë të cilët kishin edhe përgatitje shkollore të profesionit të inxhinierit. Bashkëpronari i tanishëm i kësaj fabrike e cila tani ka emrin “Extra Color” asnjëherë që nga privatizimi nuk e ka ndryshua destinimin e prodhimit por në vazhdimësi prodhon ngjyra të ndryshme të fasadave, të ngjitësit dhe materiale tjetër për nevojat e Industrisë të Ndërtimtarisë bashkohore.
Përgjegjësi i kësaj fabrike ing. Rexhep Rexhepi na tregojë kohë më parë se në këtë fabrikë tani punojnë mbi 30 punëtorë të cilët marrinë të ardhura të dinjitetshme për sigurimin e 30 familjeve të Komunës së Vushtrrisë. Duhet theksuar se Agjencia e Privatizimit përmes bordeve politike dhe jo profesionale në shumë raste ka bërë shkelje të drejtave elementare të ish punëtoreve, të cilët edhe përkundër vendimeve të Gjykatave deri tek Gjykata Supreme e cila e detyron Agjencinë ti kryej obligimet ndaj individëve të cilët ende nuk kanë arritur ta marrinë 20% e kontributeve që u takojnë.
Rasti konkretë është i Aziz Pacollit i cili dikur ishte punëtor i “Energo Investit” dhe i cili edhe përkundër vendimit të Gjykatës Supreme e cila ka vendos në favor të ti ai ende troket përditë në dyert e burokrateve të kësaj Agjencie. Më thotë mendja se institucionet e shtetit të cilat do të formohen së shpejti një nga veprimet prioritare patjetër duhet ta mbyllin Agjencinë e Privatizimit, pa e lënë anash vlerësimin, analizën e gjithanshme të punës që nga themeli e deri më sot. Kjo do të ishte një setisfaksion për klasën punëtore dhe shoqërinë Kosovare në përgjithësi. Për ndryshe në këtë drejtime kanë dështuar edhe ekspert dhe doktorët e ekonomisë të cilët vite me radhë shesin mëndë dhe dije përmes mjeteve të informimit, duke dhënë leksione boshe pa ndonjë rezultat në praktikë.