Cila është e vërteta në gazetarinë dhe mediumet tona?

Opinione

Cila është e vërteta në gazetarinë dhe mediumet tona?

Nga: Hamdi Rafuna Më: 18 korrik 2023 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

A është gazetaria e shëndoshtë, një parakusht për shtetet e lira dhe demokratike?

 Sa i rëndsishëm është misioni i gazetarit të ndërgjegjshëm në  shoqërorinë tonë?

Besueshmëria, a është në nivel të zbërthimit të realitetit aktual?

Thënë shkurt, gazetaria duhet të ishte histori reale për njerëzit, shoqërinë dhe shtetin.

Këta dihet se mbledhin informata për atë që po ndodh në shoqëri, përpunojnë informacionin dhe e vendosin atë në një kontekst të kuptueshëm për shoqërinë.

Pse, kërkimi gazetaresk për të vërtetën reflekton, kjo duhet të jetë kështu, sepse hulumtimi i njerëzishëm gazetaresk, n’a mëson se e vërteta ekziston, por se ajo është e përzier me nuancat e veta të ndryshme të cilat perceptohen ndryshe nga personi në person, nga pozita në opozitë, nga shteti në shtet!

Ne kemi nevojë për një gazetari atëdhetare partiotike dhe të mirëfillt ndaj të vërtetës për devijimet dhe përparimet e  shoqërisë dhe shtetit!

Problemet e shtetit tonë nuk janë histori individuale në këto realitetet komplekse të rajonit! Gjithëçka është kolektive përmbrenda shtëpisë, sepse kështu mbrohet dhe përparohet shteti dhe kombi.

Gazetaria e ndarë për interesa të opozitës dhe ato të pozitës, nuk mundet me qenë plotësishtë e besueshme, sepse resultatit të hulumtimit i vjen era!

Atëherë cili është qëllimi i të bërit gazetari, në Kosovë , Shqipëri dhe vise shqiptare të rajonit?

Në demokracinë tonë të brishtë, qytetarët kan nevojë për informacion të besueshëm, sepse nuk mbulohen t’zezat me të t’bardhën në njërën anë, dhe  t’bardhat me t’zezën në anën tjetër!

Se çfarë po ndodh nëpër vendet autaritare, dhe si raportohen gjërat nga gazetarët për shtetin e tyre të gjithë jemi dëshmitarë! Në demokraci, qëllimi i të bërit gazetari është të kërkojsh dhe të tregojsh të munshmen absolute, për të mirë dhe për të keq.

Problemet gërmohet nën sipërfaqen e gjërave që ndodhin, për të gjetë shkakun dhe pasojat të cilat nxjerrim në dritë synimet e mbrapshta individuale dhe kolektive të cilat dëmtojnë shtetin.

Kur gazetari godet t’metat e  e shtetit, shoqërisë i servohet n’tavolinë ideja dhe vëmendja për të krijuar dhe kërkuar ndryshimin!

Nuk është për t'u habitur që shpesherë e vërteta nuk duket ideali kryesor në gazetarinë tonë. Në fund të fundit, çfarë është me të vërtetë e vërtetë në një shoqëri gjithëshqiptare ku secili ka të drejtë të përcaktojë të vërtetën e vet!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat