Sot hapja e Urës së Ibrit është bërë sikur të ishte problem botëror.Këtu nuk bëhet fjala për një urë, por kjo urë tashmë sikur është bërë djallëzisht me ndihmën e disa ndërkombëtarëve, sikur kjo mbyllje e kësaj ure është bërë sinonim tinëzar e djallezor për ndarjen e Kosovës.
Dhe ata të cilët po zhurmojnë aq shumë për këtë janë serbët, ndërkombëtarët por edhe opozita politike në Kosovë.
Opozita në Kosovë këtë shqetsim, apo ky shqetësim i saj vjen si urrejtje që ka ajo për qeverinë KURTI, sepse kjo opozitë dështake duke qenë edhe vetë ajo kontributore e këtij realiteti në Kosovë, opozita ka shumë “frikë” se mos ura do hapet tani që Kurti është kryeministër. E gjithë politika e vjetër ajo opozitare në Kosovë por edhe tërë politika në Shqipëri janë sot kundër Kurtit,dhe të gjithë përdorin si argument kundër tij se nuk dihet të hapet Ura e Ibrit pa leje të ndërkombëtarëve. Madje edhe Presidentja Osmani ka të njëjtin mendim si opozita e Kosovës dhe si politika e Tiranës.
Dhe këtë qasje negative të tyre karshi hapjes së Urtës së Ibrit po e sfidoj me këto pyretje:
1-A mos u morën leje shqiptarwt Perandporisë Osmane, shteteve shoviniste sllave e greke dhe Europës për organizimin e Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe për luftën e tyre për liri e pavarësi , dhe a mos Pavarësia e Shqipërisë erdhi si dëshirë apo si dhuratë nga Europa?
2- Po Ibrahim Rugova me Lëvizjen gjithkombëtare për liri e shtet të Kosovës a mos u mori leje Beogradit dhe ndërkombëtarëve?
3-Po lufta clirimtare UÇK- së , a mos filloi me lejen e ndërkombëtarëve të cilët fillimisht ishin kundër saj dhe më vonë e njohën UÇK -në dhe e mbështetën atë?
4-Dhe tani cfarë po bën Kurti i cili kërkon hapjen e Urës , dhe a mos duhet që Kurti t’u marrë leje Serbisë dhe ndërkombëtarëve për Bashkimin e Kosovës dhe për mbrojtjen e shtetit dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës?
Dhe ju opozita politike, mediatike jhe intelektuale që jeni kundër Kurtit, pse jeni në anën jo të duhur, kundër hapjes së Urës?
Vjen pyetja tjetër se cfarë konflikti mund të sjellë me perendimoret nëse hapet ura që bashkon Kosovën kur për hapjen e urës si vendim e marrin institucionet e Kosovës dhe kjo nuk sjell konflikt me aleatët e vërtetë dhe të sinqertë të Kosovës, përvecse në mendjen e paqëndrueshme dhe të logjikën e lëkundshme të politikanëve dështake dhe interesaxhinj për interesa personale.Një deklarim i tillë shkon kundër Kosovës, sepse Veriu i Kosovës është tokë shqiptare dhe qeveria Kurti po bashkon Kosovën dhe po e cliron Veriun e saj, pasi Veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt sic thoshte kryeministri i Shqipërisë por ëshë tokë shqiptare.