E vërteta dhe e drejta kombëtare, ndërkombëtare, historike, ligjore, demokratike,nderkombetare, patriotike, shtetërore dhe sovrane e legjitime është me shqiptarët, me Kosovën dhe me Albin Kurtin.
Miq të vërtetë të shqiptarëve janë ata shtetarë dhe ato shtete të cilët janë me të drejtën e shqiptarëve dhe me Kosovën, ndaj të cilëve edhe shqiptarët duhet t’u jenë miq dhe mirënjohës atyre.
Patriot dhe proamerikan është ai qeveritar e politikan shqiptar që është patriot real dhe i sinqertë dhe që i shërben me përgjegjshmëri popullit të vet, është ai që është mirënjohës dhe besnik i strategjisë dhe vizionit të shtetit amerikan, është ai i cili merr dhe punon sipas modelit të shtetit dhe të demokracisë amerikane, është ai politikan i cili është i pakorruptuar dhe që e lufton korrupsionin. Është patriot dhe proamerikan ai politikan i cili nuk punon për partinë dhe as për interesin e tij personal por është ai që punon për shtetin dhe ai që i shërben shtetit dhe popullit që e zgjedh dhe që ia beson pushtetin.
Nuk janë proamerikanë ata politikanë, as ata intelektualë dhe as ato media që vetëm sa deklarohen si proamerikanë sa për të mashtruar opinionin dhe të cilët janë po ata që tradhtojnë publikun, demokracinë dhe shtetin dhe që korruptohen rëndë.
Ky shkrim vjen si reagim karshi asaj se cfarë po bëjnë , shkruajnë, publikojnë e japin televizionet e gazetat në Shqipëri dhe opozita në Kosovë kundër Kurtit, se në cfarë gjëndje mjerane kanë rënë pothuajse shumica nga intelektualët, gazetarët, opinionistët, fallcopatriotët, peudoproamerikanët, korrupsioni dhe politikanët shqiptar karshi Kurtit dhe problematikave me rëndësi jetike e kombëtare.
Gjithmonë e vërteta ka hasur në pengesa dhe prandaj ajo është sulmuar gjithandej, dhe gjithmonë ajo ka fituar me shumë vështirësi. E vërteta ka armik të keqen, padrejtësinë, fanatizmin , injorancën, pabesinë, korrupsionin, krimin, mashtrimin, gënjeshtrën , shpifjen dhe egoizmin, dhe prandaj është shumë e vështirë që e vërteta të gjëndet e të triumfojë.
Dhe pikërisht kjo është arësyeja që sot luftohet gjithandej Albin Kurti, sulmohet sidomos nga politika dhe nga intelektualizmi e mediat politike dhe të korruptuara shqiptare.
Kurti është sot me të vërtetën historike, patriotike, shtetërore,demokratike dhe me moralin e me ligjet e shtetit., dhe cuditërisht kundër Kurtit është jo vetëm Serbia,por edhe Shqipëria e ndërkombëtarët të cilët nuk i kërkojnë Serbisë që të zbatojë Marrëveshjet si atë të Ohrit dhe atë të hapjes së Urës së Ibrit por i kundërvihen dhe i bëjnë presione qeverisë së Kurtit, dhe i vënë edhe sanksione Kosovës pse Kosova zbaton ligjin dhe kushtetutën për sovranitetin dhe legjitimitetin shtetëror.
Dështakët politik dfhe mercenarizmi mediatiko-politik të dështuar politikisht para Kurtit ndërmarrin lloj- lloj sajesesh, akuzash, shpifjesh e intrigash kundër Kurtit, dhe ajo se cfarë ata trillojnë kundër tij është edhe akuza se i thonë se është antiamerikan dhe antiperendimit. Ne i dimë dhe i vlerësojme dhe u jemi mirënjohës përgjithmonë SHBA-ve për kontributin vendimtar të tyre në mbështetje të shqiptarëve dhe të dy shteteve shqiptare; shqiptarët i dinë mirë vlerat e larta të perendimit si liritë e të drejtat e njeriut, për shtetin ligjor , për demokracinë dhe paqen botërore, për luftën kundër korrupsionit etj.
Dhe nuk mund të jetë antiamerikan një kryeministër si Kurti i cili deri më sot është kryeministri më i mirë në historinë e Shqipërisë dhe të Kosovës pikërisht nisur nga këto vlera të larta të civilizimit botëror.
Dhe nesër e në të ardhmen urojmë që Kosovës t’i vijë një tjetër Kryetar shteti edhe më i mirë se Kurti
SHBA-TË E KONSIDEROJNË KORRUPSIONIN SI ARMIKUN MË TË MADH TË SOVRANITETRIT SHTETËROR DHE MADJE EDHE ATO SHPALLIN NON GRATA PERSONALITETE DHE POLITIKANË TË VËNDEVE TË TRJERA PIKËRISHT PËR KORRUPSIONIN E TYRE NË VËNDET E SHTETET E TYRE.
Dhe a mund të jetë anti SHBA e anti-BE Albin Kurti që është i pakorruptuar?
Perendimi është model në ndërtimin e shtetit dhe të funksionimit të ligjit e të kushtetutës demokratike.Dhe a mund të jetë anti-Perendimor kryeministri Kurti i cili po zbaton sot Ligjin dhe Kushtetutën e shtetit ligjor?
Shtetet demokratike perendimore si SHBA-dhe të tjerët , të gjithë të parën kanë shtetin dhe interesin kombëtar. Dhe nuk mundet që të pranohen fantazitë e fantazistëve anti Kurtit se Kurti është antiperendimor kur Kurti zbaton Demokracinë, Ligjin , Kushtetutën, që nuk është i korruptuar por është në Ballkan modeli më i mirë qeverisës kundër korrupsionit. Nuk mund të jetë antiperndimor një kryeministër patriot, demokrat dhe shërbëtor i popullit të vet, pse ai mbron legjitimitetin dhe sovranitetin shtetëror të shtetit të tij.Një politikani tillë që është shërbëtor i shtetit dhe i demokracisë është besnik edhe ndaj perendimit.