Pse kjo armiqësi e madhe kundër Kurtit?

Opinione

Pse kjo armiqësi e madhe kundër Kurtit?

Nga: Skënder Kapiti Më: 30 gusht 2024 Në ora: 09:37
Skënder Kapiti

Pse gjithë kjo armiqësi e madhe kundër Kurtit nga Serbia, por edhe pse kjo urrejtje dhe xhelozi nga shumë politikanë, media dhe intelektualë shqiptarë kundër tij?

 Serbia ka armiqësi ndaj Kurtit sepse Kurti po i jep Serbisë goditjen dërrmuese përfundimtare   dhe shkatërrimit të ëndrrave kolonialiste për ta mbajtur Kosovën nën Serbi. Serbia ka atmiqësi me Kurtin se  po ia prish planet asaj për ndarjen e Kosovës.

Serbia ka armiqësi ndaj Kurtit sepse Kurti nuk është as vrasës,as hajdut, as kriminel dhe as i korruptuar   sic është politika kriminale e genocidiste serbe.Serbia ka armiqësi me Kurtin sepse shkatërroi bandat terroriste serbe në Veri  të Kosovës, sepse Kurti po mbron Kosovën, sovranitetin, legjitimitetin dhe po plotëson Pavarësinë e Kosovës.

Serbia ka armiqësi me Kurtin, sepse Kurti nuk është si ata paraadhësit e tij të mëparshëm Thaci,Mustafa dhe as si kryeministri i Shqipërisë me të cilët Serbia lehtësisht bëri projekte e marrëveshje që ia mundësuan asaj kthimin në Kosovë.Serbia  ka armiqësi me Kurtin sepse KURTI po ia pret tentakulat dhe zgjatimet e saj   dhe nuk po i lë Serbisë asnjë “kompetencë” dhe asnjë kusht  edhe për ato të cilat Serbinë e mbështetën ndërkombëtarët.

Kurtin  punon për paqen, për sigurinë dhe për liritë e të drejtat e njeriut, Kurti punon për integrimin  dhe për demokracinë, për sundimin e Ligjit, Kushtetutës dhe të standarteve shtetformuese dhe po lufton korrupsionin, vlera këto të qytetërimit dhe të civilizimit demokratiko-perendimor, dhe domosdo që Kurtin do e mbështesin edhe vendet demokratike perendimore.

Dhe pse Kurti është i tillë, prandaj kundër tij janë edhe egoizmi, xhelozia, dështakët dhe inferioriteti e korrupsioni i politikës së vjetër dhe intelektualizmi e mediat mercenare dhe të korruptuara në Shqipëri dhe Kosovë. Kurti pse është i tillë ka mbështetje sot opinionin e gjërë publik e kombëtar por edhe aleatët  besnik të shqiptarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat