Opozita në Kosovë që të rritet e të krijojë shpresë e besim duhet të distancohet nga politika e vjeter, prej së cilës i erdhën dëme të mëdha shtetit të Kosovës. Opozita e Kosovës duhet të jetë sot në anën e interesit kombëtar, duhet të jetë në mbështetje të qeverisë së Kurtit për sovranitetin dhe legjitimiten shtetëror të Kosovës, dhe kjo do të ishte mirë edhe politikisht për të, dhe mos ta kundërshtojë e mos e pengojë qeverinë e sotme të paktën në këtë cështje jetike sot për Kosovën.Opozita e sotme në Kosovë duhet të jetë me Kurtin ,për interesin e Kosovës dhe jo të kërkojë ndihmë nga ndërkombëtarët dhe nga kryeministri i Shqipërisë kundër Kurtit.
Duhet një politikë e re, duhet një reflektim dhe analizë , transparencë dhe kritikë pozitiviste karshi atyre të cilët spekuluan me vlerat dhe me veprën e Luftws pwr clirimin e Kosovws, dhe duhet po kjo gjë që ta bëjë edhe LDK-ja , që ajo të distancoheshin dhe t’i dergonin në pension politik spekulantët të cilët spekuluan me rugovizmin dhe ata të korruptuarit të cilët edhe bashkëpunuan e qeverisën në korrupsion.
Opozita në Kosovë nuk duhet të marrë shëmbull as nga opozita dhe Partia Demokratike në Shqipëri, të cilës i ka mbetur ora dhe koha shumë prapa, dhe nga mosreflektimi dhe mosndarja nga e shkuara dhe nga korrupsioni dhe duke mbrojtur të shpallurin non grata për korrupsion ,opozita në Shqipëri vetëm sa po shkon cdo ditë e te poshtë.Opozita në Dardani që të fillojë të marrë besim te votuesit duhet të kërkojë nje reforme Vetting-u në Drejtësi si në Shqipëri, dhe duhet të kërkojë edhe Vetting në politikë.
Kosovën duhet ta quajmë Dardani, sepse Dardani është emri historik i saj. Kishte qenë mirë që opozita sot në Dardani të paktën të kishte shprehur disa dakordësi me punën që po bën aktualisht qeveria Kurti në atë të sovranitetit dhe te legjitimitetit shtetëror të shtetit dardan, në atë të clirimit të Veriut të dhe të hapjes së e urës së Ibrit