I nderuar kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ju lutemi që në emër të qytetarëve të Kosovës mos u dorëzoni para askujt me rastin e asociacioneve ekzekutive të pakicës serbe, mos i ndjekni politikanët e mëparshëm shqiptarë që për shkak posteve naive e jo të dinjiteshme copëtuan tokat tona duke ju falë fqinjëve serbëve, grekëve e maqedonasve territore.
Sikurse udhëheqësit serbë e grekë denbabaden që kanë mbrojtur padrejtësisht shtetet e tyre ndaj okupimeve të tokave shqiptare para ndërkombëtarëve, mbroni dhe ju, i dashur Kurti, Kosovën tuaj drejtësisht para SHBA-së e BE-së, nëse serbët gjenocidialë e pro-rusë nuk dorëzohen para SHBA-ve dhe BE-së dhe ju kurrsesi nuk kenë asfarë arsye të dorëzoheni si proamerikan e proevropian para Vuçiqit rus.
Serbët dhe evropianët e Londrës dhe Berlinit me shekuj e njohin mentalitetin inferiorë të udhëheqesve shqiptarë psikolabilë të cilët për shkak posteve të padinjitetshme ndaj shtetit të tyre dorëzohen shpejt duke ju falë territore fqinjëve. Se psikologjia e politikanëve shqiptarë është kompromisi i dhënies së tokave e jo i mbrojtjes së tokave shqiptare.
Evropianët e dinin se Ali Ahmeti dhe Arbër Xhaferi me Marrëveshjen e Ohrid do ua dhuronin Iliridën shqiptare, Maqedoninë, maqedonasve.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi, e dinte bukur mirë psikologjinë e politikanëve naivë shqiptarë dhe dinakërisht mashtroi politikanët e paditur dhe të shitur të nënshkruajnë, më 2015, asociacionet ekzekutive të pakicës serbe në Kosovë, jo vetëm kaq, por naivët politikë të Pronto-s krijuan edhe Gjyqin Special të Hagës për t'u burgosur vetë e jo kriminelët serbë, Vuçiqi shkoi dhe më thellë në Shqipëri, ai dhelpërisht krijoi Ballkanin e hapur që t'ia marrë Ramës edhe Shqipërinë. Në anën tjetër Ramush Komandanti për pikë qejfi ia fali Malit të Zi, Çakorrin dhe Zhlebin. Historia politike e shqiptarëve tregon se udhëheqësit shtetëror lehtësisht e pa farë rezistence kanë falur tokat shqiptare e kurrsesi të mbrojnë territoret tona.
- Ahmet Zogu ia fali Italisë Shqipërinë;
-Enver Hoxha fizikisht e territorialisht ia fali Jugosllavisë së Titos, Kosovën e Maqedoninë, kurse mendërisht, politikisht e ideologjikisht ia fali Shqipërinë, Stalinit.
Ju lutemi e mos u dorëzohuni para Serbisë, SHBA-së e BE-së i dashur kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ju i keni të gjitha vetitë dhe cilësitë intelektuale, politike, diplomatike e shtetërore për t'u bërë avangardë e politikës shqiptare, mos u dorëzoni se dhe vetë BE-ja e SHBA-ja do ju çmojnë e ndihmojë si burrështetas për shkak mbrojtjes dinjitoze të Republikës së Kosovës.