Xhindi, si duket, tashmë i ka prekur majat e turpit dhe marrëzisë dhe nuk ndien më dhëmbje as turp për asgjë. Nuk i intereson fare, madje as ndarja ose "prerja (shkëputja) e hollë" e njeriut prej tjetrit. Jo çfarë!
Në cepat e buzëve, në maja të gjuhës, në sy, vetulla dhe çepalla, sikur i ka mbyllur ose ngujuar urrejtjen, xhelozinë, cinizmin, injorancën, iodiopatinë, narkolepsinë, nebulozën dhe skizofreninë që e ndjekin pas. Preferon më tepër të jetë prepotent, megaloman, ofendues, cinik dhe injorant nga largësitë ose distancat e ndryshme, sesa i dashur, i krehur, i ditur, i mençur, intelektual dhe inteligjent. I pëlqen të shajë ose ofendojë njerëzit që nuk i njeh fare dhe nuk i ka parë as takuar kurrë nga largësitë ose distancat e ndryshme.
Nuk i bën punë as fakti se të tjerët e njohin shumë më mirë Xhindin, sesa ai njeh veten, apo vetvetën e tij të ikur nga ai.
Sipas tij, nuk ka grua (femër) që shkon në kino ose teatër dhe që shkruan në gazetë e merret me politikë që nuk është kurvë ose lavire! Kjo për faktin se prodhimi, plleshmëria dhe proporcioni i femrave të mençura, të bukura, intelektuale dhe inteligjente është shumë herë dhe shumëfish më i madh e më i lartë se sa kapaciteti i trupit, trurit, mençurisë ose intelegjencës së tij.
Ndaj, thënia ose proverba e njohur e romakëve të lashtë, sipas të cilëve: "Gratë vazhdimisht dukën të bukura, stolisen dhe zbukurohen, sepse e dijnë se imagjinata, fantazia, si dhe sytë e mjegulluar e të pandriçuar të ca burrave ose meshkujve të marrë, stupid dhe nebuloz, shohin dikund me largësi, se sa mendja ose intelekti i tyre", doli të ishte profetike.
Nejse!
Jeta ngjan shpesh në teatrin, podiumin, audiencën, librin, apo romanin e madh që duhet parë, njohur, kuptuar dhe lexuar vazhdimisht. Në librin, romanin, ose teatrin e jetës, mund të bëhesh edhe mbret ose hero, por edhe skllav (skllëv) ose rob i saj. Varet se prej nga je nisur. Nga e cila anë, nga i cili drejtim e ke nisur (filluar) ritmin dhe rrugën e jetës.
Natyrisht, ti nuk ke asnjë vështirësi që të pranosh rolin vendimtar e ndoshta madje edhe krucial dhe jetik të rrethit dhe ambientit ku ke lindur, ku je rritur dhe edukuar, por mos harro se tek çdo njeri i mbyllur ose ngujuar në brendinë ose vetveten e tij, mbisundon ose dominon një lloj "force" dhe "energjie e madhe" iracionale dhe negative për t'i sharë, ofenduar, mohuar, injoruar, demonizuar (satanizuar), stigmatizuar, shpifur dhe paragjykuar të tjerët, e cila buron nga "tabula rasa" ose inkoshienca e personit (individit).
Ndaj, është e natyrshme dhe tërësisht justifikuese kur diçka abnormale, iracionale, jointelektuale, joprofesionale dhe jointelegjente... në fushën ose terrenin e ndërgjegjës dhe arsyes, është pikërisht përvoja bazë nga e kaluara, përreth të së cilës gjithçka nga parimi i njohur edipian dhe hamletian, rrotullohet (rrokulliset) dhe lëviz vazhdimisht në të kundërten e racionalitetit dhe normalitetit.Në këtë kontekst, përveç tjerash, mendoj se është mirë të mbështetemi pak edhe në shkencën e psikologjisë si shkencë, e cila, si disiplinë e posaçme shkencore ose metodologjike, nga pikëpamjet e veçanta, pasqyron dhe ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve, duke na bërë të mundur t’i njohim dhe kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet, veprimet dhe reagimet e njerëzve me të cilët ndoshta edhe takohemi çdo ditë: në luftë, qeveri, parlament, radio, televizion, gazeta, në teatro, kinema, sallone, rrugë, në shkollë, universitet, në punë, në shtëpi dhe gjithandej, apo nuk i njohim dhe nuk na njohin fare.
Psikologjia analitike studion dhe analizon realitetin dhe aktivitetin psiçik ose psikologjik së bashku me jetën dhe botën psiçike ose psikologjike të individit dhe kolektivitetit, duke na treguar rrugën se si të veprojmë ose reagojmë në situata të ndryshme negative ose pozitive, që t’i evitojmë të metat ose dobësitë e ndryshme objektive dhe subjektive, dhe t’i zbatojmë të mirat dhe cilësitë e njohura pozitive. Ajo na tregon rrugën e formimit të vetive psiçike ose psikologjike të individit dhe kolektivitetit.
Fjala, termi ose nocioni "psikologji" rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “psiko” (psyche) - shpirt dhe “logos” - shkencë.
Kjo fjalë lidhet me mitin e vjetër mbi Psikën dhe Erosin, të cilin e bëri të njohur historiografia romake, ku sipas atij miti, kishte jetuar një vajzë shumë e bukur dhe intelegjente, e quajtur Psiha, në të cilën ishte dashuruar Erosi. Mirëpo, e ëma (nëna) e Erosit, zonja e dashurisë, Venera (Afërdita), si dhe motrat e Psihës, e xhelozonin aq shumë këtë dashuri dhe me çdo kusht mundoheshin të prishnin ose shkatërronin, duke proklamuar se një djalë nga familja e Zotërave të lartë ose Perëndive, nuk mund të martohej me një vajzë nga shtresat e ulëta njerëzore ose qytetare.
Por, edhe përkundër atyre peripecive dhe pengesave të shumëta nga ana e Venerës (Afërditës) dhe bijave të saj, Kryezoti (Zeusi) kishte vendosur që edhe Psika të pranohej në Olimp në mesin e Zotërave (Perëndive) të tjerë të Olimpit, duke e bërë të mundur martesën e Psikës me Erosin.
Dashuria, bukuria dhe mençuria, atëbotë triumfuan mbi të gjithat.
Ç’është e vërteta, është shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion i qartë dhe përfundimtar që do t’i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më sot. Kjo për faktin se ne si qenie ose krijesa njerëzore, jemi të prirur të jetojmë dhe penetrojmë, si të thuash, në mes të tre (3) botërave të ndryshme: botës shpirtërore ose materiale, botës trupore ose fizike, si dhe botës mendore (koshiente) ose logjike. Njeriu, pra, është 'sintezë' e tre (3) botërave të ndryshme që vazhdimisht e mbushin ose plotësojnë njëra-tjetrën. Së fundmi, është fati i dhimbjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të triat ose nga të gjitha bashkë. Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia e natyrës.
Se këndejmi, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm ose total, të lavdëruar nga Tolstoi dhe të admiruar nga Niçeja si një "alternativë solomonike" ndaj Hegelit dhe të tjerëve, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur ekstrem ose radikal sipas të cilit: "Të lirët, të diturit, të mençurit, të urtit, eruditët, të pavarurit ose njerëzit sovran, autonom, integral; intelektual, intelegjent ose ekselent, e kanë idealin e jetës dhe përparimit të gjithëmbarshëm individual dhe kolektivë, ndërsa të paditurit, të marrët, të robëruarit, të shiturit, korruptuarit, horrat dhe maskarënjtë e ndryshëm, e kanë 'motivin' dhe 'idealin' e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrimit."
Edhe në politikën e lartë ose diplomaci, me kalimin e viteve ose me "ndërrimin e epokave", njerëzit i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, idealet, konceptet e ndryshme ose vizionet e tyre, në një "epokë tjetër" më të re ose aktuale, ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re dhe anasjelltas.
Kjo mbase është ajo që më së tepërmi i intereson psikologjisë, sociologjisë dhe filozofisë si shkenca. E sidomos antropofilozofisë dhe epistemologjisë politike në lidhjet, marrëdhëniet dhe raportet e njohura në mes individit dhe kolektivitetit.
Përveç asaj, në pamje ose dukje të parë, podiumi ose audienca e mendimit të sforcuar, të determinuar, ose "evolutivo-revolucionar", e narracionit (narrativit) të kamufluar shkencor dhe kulturor, si dhe ajo e politikës tradicionale, ataviste, pllakative ose folklorike shqiptare, nuk kanë shumë dallime nga njëra-tjetra në kuptimin e një "mish mashi" ose togfjalëshi të përseritur (recidivuar), fragmentarizuar dhe ambalazhuar tash e shumë vite ose dekada me radhë në skenën ose "panoramën" e gjithëmbarshme kulturore, konceptuale, ideologjike, politike dhe diplomatike të Kosovës. Ndaj, askush nuk mund të flasë, gjykojë ose prognozojë me saktësi (ekzaktësi), relevancë, konfidencë dhe kompetencë të plotë politikën e asgjësë për asgjë në Kosovë.
Në fakt, deri më sot, nuk është bërë asgjë konkrete ose relevante (në domenin e njohur praktik dhe teorik) në kuptimin e nivelizimit, ravijezimit, konturimit, unifikimit, konvencionalizimit, institucionalizimit, konstitucionalizmit dhe balansimit të lirisë individuale dhe kolektive me sigurinë, pavarësinë, sovranitetin, ekskluzivitetin, dinjitetin, subjektivitetin, autenticitetin dhe integritetin e përgjithshëm shtetror, nacional, politik, territorial ose gjeografik të Kosovës dhe shqiptarëve. Në Uashington, Berlin, Paris dhe gjithandej, tani spekulojnë ose flasin për figura ose personalitete me kokë, shpirtra, pamje dhe pikëpamje sopate (sakicë) çekani, drapëri ose tarrakopi në krye të shtetit dhe pushtetit.
Ç'është e vërteta, Kosova dhe shqiptarët nga i ashtuquajturi "baleti fetar, kulturor, politik dhe diplomatik" i Brukselit ose Uashingtonit, nuk kanë parë dhe kuptuar asgjë pos "orkestrës" ose "simfonisë" makabre dhe tepër funebre të Moskës dhe Beogradit - kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Dhe, aq më pak nga "kori" ose "recitali" i britmave dhe ulërimave të përditshme të kampit (bllokut) të përbashkët të armiqve të Kosovës me regjimin dhe skenarin e Moskës dhe Beogradit.
"Njeri i fortë është ai që është gjithmonë në gjendje të ndërpresë komunikimin iracional ose negativ në mes mendjes (trurit), ndjenjave, emocioneve dhe shpirtit," tha dikur Napoleon Bonaparti.Edhe Bibla, edhe Ungjilli, edhe Kur'ani thonë, duke pohuar njëzërit: "Dija, dituria, liria, drejtësia, paqësia, siguria dhe barazia, vazhdimisht thërrasin dhe bërtasin kudo para nesh, nëpër rrugë! Zëri i tyre dëgjohet, ushton ose kumbon fuqishëm nëpër sheshe, stacione ose bulevarde të ndryshme, në shtëpi ose ndërtesa banimi, në presidencë, qeveri dhe parlament, në dikasterët e ministrive të brendshme dhe të jashtme, në dikasterin juridik etj., në kancelari ose takime të ndryshme vendore e ndërkombëtare, në të gjitha portat ose hyrje-daljet e mundshme të jetës, botës, qytetëve ose vendbanimeve tona... Kudo përreth nesh... Ato thërrasin, ligjerojnë dhe celebrojnë në bankat e shkollës, në librari, biblioteka, amfiteatrin e universiteteve, në kabinetët ose dekanatët e ndryshme shkencore, universitare ose akademike, në konziliumet, bordet ose kolegjiumet e ndryshme shkencore, universitare, informative, editoriale, redaksionale, qeveritare, politike, diplomatike, administrative, juridike, fetare, kulturore etj... Në pultët e ndryshme të shfaqjes ose transmetimit. Në podiume ose audienca të zgjedhura, të larta dhe kudo tjetër... Ne gjithmonë para vetës e kemi një 'armatë të madhe' ose 'galeri të shkëlqyer dhe të pafundme' librash ose veprash të panumërta në fushën e pakufijshme të dijes ose diturisë... Si gardian, ushtar, kujdestar ose pararojë të devotshme, besnike, sublime dhe tepër relevante të edukatës, kulturës, holistikës, primatologjisë, njohurive, përvojave, dijeve (diturive), emancipimit, nderit, moralit, besimit dhe intelektit të lartë njerëzor."
Ndryshe nga kjo, nëse unë, Xhevdet Mazrekaj, Enver Bytyqi, Skënder Bucpapaj, Kimete Berisha, apo dikush tjetër, kemi një mendim, ide, teori, formulë, axhendë, narrativë, sintezë dhe shpjegim tjetër mbi artin, kulturën, fenë (religjionin), politikën, diplomacinë etj... Kjo nuk nënkupton se automatikisht jemi edhe armiq ose kundërashtar aparatçikësh dhe militantësh të vërbër e fanatikë të filan fesë dhe fistek partisë, politikanit, konceptit ose ideologjisë.
Personalisht, mendoj dhe jam i bindur se arsyeja kontradiktore e kësaj "formule" qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetërore nacionale, fetare, kulturore dhe politike që e redukton atë në reflektim ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep kurrë të drejtë sovrane dhe legjitime, narrativit ose impulsit të kundërt të veprimit ose reagimit që përmban kultura e lartë shtetërore, nacionale, fetare, kulturore, politike, diplomatike, materiale, historike, dialektike, ekzistencialiste etj.
E tërë kjo kinse si "ideologji shtetërore dhe nacionale", dhe si narrativ dhe reagim individual dhe kolektiv ndaj pushtetit (qeverisë) aktuale në Prishtinë në formën e tufës ose kopesë së nënshtruar elektorale, natyrore, ordinare, mekanike, akustike, antropologjike ose antropolitike etj., e cila, ka një tendencë të dyshimtë për t'u transformuar dhe imponuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetërore, nacionale ose politike.
Dhe, kjo është shumë e rrezikshme, hipotetike, reaksionare dhe anakronike edhe për Kosovën në raport me arenën ndërkombëtare, besoni ju lutem!
ASH